12 shkurt 2010

Sedorf në stol, Milani i beson Gatuzos

Milani, sot në mbrëmje, do të përballet me Udinezen, takim i vlefshëm për javën e 24-t të Serisë A. Për kuqezinjtë kjo do të jetë një ndeshje delikate, midis përgatitjes për sfidën e Championsit me Mançesterin dhe ankthit për të mos humbur më shumë terren ndaj Interit dhe Romës. Duhen tri pikë për renditjen dhe për moralin e skuadrës: Leonardo ka vendosur t’i besojë formulës së fillimit të 2010-ës, me tre mesfushorë (do të rikthehet Gatuzo), por pa mesfushorin e avancuar Sedorf.
Një zgjedhje në dukje kontradiktore, për një skuadër që është në kërkim të golit (një i vetëm i realizuar në katër ndeshjet e fundit zyrtare), por në të vërtetë ka ardhur nga nevoja për të shtuar dinamizmin e lojës dhe për t’i lejuar Pirlos dhe Ambrozinit që të mund të dalin në sulm pa menduar për fazën mbrojtëse. Ndërsa, në treshen sulmuese duhet të rishihet Bekham.
Debutimi i Amantino Mansinit i ka pëlqyer Leonardos, por trajneri ka preferuar ta lërë lojtarin të punojë akoma për të rekuperuar formën fizike dhe të rikthejë titullar Bekhamin, që ka pushuar gjatë javës së fundit. Në pritje për të parë nëse kjo zgjidhje do të bëjë të mundur që Milani të rigjejë rrugën e golit, do të jetë siguria që porta e kuqezinjve do të ketë më e mbrojtur.
Me përjashtim të surprizave, Alesandro Nesta do të rikthehet në fushë. Dhe ndoshta do të japë ndihmën e tij edhe në sulm, duke parë se në bazë të shifrave, ai ka realizuar të njëjtin numër golash me Huntelarin dhe ka shënuar më shumë se Ambrozini, Pirlo, Bekham…