12 shkurt 2010

Spikat një filmim në derbin e vitit 1999 E pabesueshme, Lotito një tifoz i Romës!

Momenti i “Shqiponjës” është më shumë se kurrë fatal: Lacio është në krizë, një hap larg zonës së rënies në B dhe drejtuesi i saj po përjeton një periudhë delikate. Janë ditë të vështira për Klaudio Lotiton, dhe përveç sulmeve nga ana e tifozerisë bardhekaltër, dje ka spikatur edhe një video që është hedhur prej pak kohësh në internet. Ishte 1 prilli i vitit 1999 kur Lacio e Kranjotit përjeton sezonet e saj triumfuese (një vit më vonë fiton titullin), por në derbi duhet të humbiste 3-1 ndaj Romës së një super-Toti, i cili e festoi golin duke nxjerrë fanellën tashmë të famshme: “Ju ndëshkova sërish”.
Por në këtë filmim duket që telekamera zhvendoset në tribunë në kërkim të një të papërmbajture Sabrina Ferrili (tifoze e deklaruar e Romës) dhe në kuadrat hyn edhe Klaudio Lotito, mesatarisht i ri, që duket se është ndezur, duke shfryrë një kënaqësi intime pas golit të Totit. Kaq mjafton për të ndezur debatin mbi besimin e vërtetë të presidentit lacial, që ndër të tjera, Paolo di Kanio, disa vjet më parë, e përshkroi kështu: “Një tifoz mediokër romanist, i kthyer në lacial…”. 5 shkrimet e fundit nga Erion Abule