19 shkurt 2010

Safet Sušić, trajneri i Bosnje Herzegovinës:

“Unë mendoj se ishim me fat. Franca duket e favorizuar, pasi ka lojtarë të mëdhenj. Unë besoj se do të luftojmë me Rumaninë për vendin e dytë, edhe pse skuadra të tjera nuk duhet të nënvlerësohen. Bjellorusia dhe Shqipëria janë në gjendje për të bërë të papritura. Konkurrenca në këtë grup do të jetë i madh. Para se të tërhiqeshin goglat, kam dëshiruar shumë që të shmangia Spanjën, Portugalinë dhe Hollandën, por nuk mund të ketë ekipe të dobëta në grupin tonë. Loja kundër Francës do të jetë edhe një emocion personal, pasi kam kaluar disa vite me Paris SG. Unë mendoj se kam një skuadër, që mund të realizojë një ëndërr, duke e dërguar Bosnje Hercegovinën në finalet e Europianit.”