19 shkurt 2010

Razvan Lucescu, trajneri i Rumanisë:

“Ky mund të jetë grupi më i vështirë, sepse është me të vërtetë i ekuilibruar. Të gjitha ekipet kanë mundësi për të shkaktuar ndonjë surprizë. Bosnje Hercegovinë dhe Bjellorusia janë dy kombëtare, që po bëjnë përparime të mëdha. A po e lë Varshavën i lumtur apo i trishtuar? Unë do të largohem që këtej duke menduar seriozisht në lidhje me këtë grup.”