19 shkurt 2010

Bernd Strange, trajneri i Bjellorusisë:

“Ne jemi me fat, që nuk kemi rënë në të njëjtin grup me Spanjën, Italinë apo Anglinë. Këto tri ekipe janë më të fortat në Europë, edhe pse nuk mund të nënvlerësojmë Francën. Unë jam i kënaqur që tifozët bjellorusë do të shohin lojtarë yje, si Franck Ribéry, Thierry Henry dhe Samir Nasri. Në të njëjtën kohë nuk jam i lumtur që jam në një grup me Rumaninë, Shqipërinë dhe Luksemburgun, pasi kemi luajtur me këto ekipe në kualifikueset e EURO 2008. Bosnje Hercegovina ka një grup të mirë lojtarësh, që luajnë për klubet e mëdha. Edini Džeko dhe Misimović Zvjezdan janë aktorët e vërtetë, që mund ta cojnë përpara këtë ekip.”