16 shkurt 2010

Sadiku, për dy vjet i Prishtinës

Portieri vushtrrias Burim Sadiku po stërvitet me ekipin e Prishtinës dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të firmosë kontratë dyvjeçare. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga drejtori i përgjithshëm i Prishtinës, Edmond Rugova. "Burimi ka marrë pjesë në seancën stërvitore të së hënës me Prishtinën. Ai do të firmosë kontratë 2-vjeçare, por kanë mbetur edhe disa çështje teknike të përfundojnë", ka thënë Rugova. Gardiani Sadiku te Prishtina do të transferohet nga skuadra e Kosovës së Vushtrrisë.