16 shkurt 2010

Milicaj gati të firmosë me Vëllaznimin

Mesfushori Mark Milicaj në pjesën pranverore të Raiffeisen Superigës pritet të bartë fanellën e skuadrës së Vëllaznimit. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga menaxheri i klubit, Ahmet Morina. "Milicaj aktualisht është te skuadra jonë dhe po stërvitet. Gjatë kësaj jave pritet të zyrtarizohet marrëveshja me këtë futbollist", ka thënë Morina. Milicaj në pjesën vjeshtore luajti për skuadrën e Drenicës. Para Milicajt skuadra e Vëllaznimit është forcuar edhe me Ertan Hasanin, Erdin Hashanin, Alban Dylazekën dhe Labinot Efendinë.