16 shkurt 2010

Ajax, talenti danez ne vemendjen e klubeve te medha

Eshte vetem 18 vjec por ka terhequr vemendjen e klubeve me te medha europiane.
Behet fjale per danezin e Ajax, Christian Eriksen, lojtar mesfushor me tipare sulmuese dhe nje nga emrat me te lakuar ne klubet prestigjoze.
Kontrata e tij me skuadren holandeze skadon ne vitin 2011 por per te mos rrezikuar largimin me parametrat zero, ai mund te shitet qe ne merkaton e veres. Manchester United, Chelsea, Arsenal dhe Real Madrid jane disa nga skuadrat qe po ndjekin me interes talentin nordik.
"Christian sapo ka mbushur 18 vjec dhe tani mund t’i ofrojme nje kontrate afatgjate. Duam te qendroje ne Amsterdam per shume vite te tjera por gjithcka do varet nga vullneti i lojtarit”, shprehet tekniku i Ajax, Martin Jol.