18 shkurt 2010

Rumania frikohet nga manipulimet shqiptaro-boshnjake

Sipas gazetës rumune “ProSport”, Kombëtarja e tyre, Rumania ka dyshime se Shqipëria dhe Bosnja mund të kenë nj marrëveshje ët fshehtë në dëm të Rumanisë. Sipas tyre, Shqipëria do të punojë që të kualifikohet Bosnja dhe jo Rumania. Ata kanë shkruar se ndihmësi i seleksionuesit të Shqipërisë, boshnjaku Xhemal Mustedanagiç është futur në mes që të ketë një koordinim mes Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Federatës së Futbollit të Bosnjë-Hercegovinës. Nga Rumania, në Luksemburg do të shkojnë trajneri i përfaqësueses, Rezvan Luçesku dhe drejtori i përgjithshëm i RFR-së, Ion Lupesku e aty do të bisedojnë me përfaqësuesit e Francës, Bosnjë-Hercegovinës, Bjellorusisë, Shqipërisë dhe Luksemburgut..