18 shkurt 2010

Skandal! – Vella: Edhe Platini më tha se Klose ishte ne offside prej 1.5 metra

– Presidenti i Fiorentinës, Andrea Della Vella është tepër i hidhëruar për “vjedhjen” që ia kanë bërë gjyqtarët në ndeshjen kundër Bayern Munichut. “Turp! Skandl! Pranë meje në tribuna ishte i ulur presidenti i UEFA-s, Michel Platini i cili gjatë aksionit për gol më tha se futbollistët e Bayernit janë më së paku 1.5 metra në pozitë jashtë loje. Lojtarët janë të hidhëruar pasi gjithçka do të kishet qenë ndryshe nëse luanim 11 kundër 11”, tha për gazeta Corriere Dello Sport, Vella. Ai tha se i Fioretnina do t’ua kthejë në ndeshjen e dytë. “I presim ata zotërinjtë në shtëpinë tonë, kurse atyre që deklaronin se do të na fitonin 6:0 u themi se mezi presim që t’ua kthejmë shërbimin”, tha njeriu i parë i “vjollcëve”. Bayerni fitoi Fiorentinën me rezultat 2:1. Ky gol i Kloses ka rihapur edhe debatin për vendosjen e teknologjisë në ndeshjet e futbollit.