18 shkurt 2010

C.Ronaldo: 2 ose 3 gola ndaj Lyon

Lyon i ka shkaktuar telashe të mëdha Real Madridit të martën mbrëma në një duel i cili përfundoi me një eurogol të vetëm. Ronaldo shprehet se Real Madridi do të kualifikohet, dhe se do të hesht të gjithë kritikët.
“ Nuk brengosemi për rezultatin e ndeshjes së parë. Të humbasësh është pjesë e futbollit dhe ne e kemi ditur se do ta kemi të vështirë të fitojmë si mysafir.”
“ Lyoni u mbrojt vërtet mirë me shumë lojtarë prapa topit. Ne vuajtëm për të aplikuar lojën tonë të martën. Ne do ta fillojmë ndeshjen si vendas me shumë besim, dhe ne e dijmë se jemi në gjendje për të shënuar dy ose tre gola.” Theksoi Ronaldo.
“ Gjithmonë keni momente kur vuani në Champions League. Nuk do të jetë lehtë, porn e mund ti ndryshojmë gjërat në ndeshjen e dytë. Nuk ka lidhje se kush shënon, nëse ne kalojmë më tej. Ne jemi të vendosur ta arrijmë finalen.” Përfundoi Ronaldo.