05 shkurt 2010

Rubin Kazan 8 milion euro për Kaladze

Mbrojtësi i Milanit është në radarin e Rubin Kazanit.
Sipas MilanNews.it. Rubin Kazan shpreson të transferojë mbrojtësin e AC Milan Kakhaber Kaladze.
Klubi Rus i ka befasuar të gjithëve këtë vitë me paraqitjen e tyrë në Ligën e Kampionëve. Ata kanë përfunduar në vendin e tretë në grupin e tyre pas Barcelonës dhe Interit.
Ata janë duke kërkuar një mbrojtës me përvojë, dhe synimi i tyre është lojtari i Milan Kakhaber Kaladze. Gjigandët Rus do të ofrojnë 6-8 milion euro për Kaladzen.
Kaladze nuk është më në planin e parë të Leonardos pas ardhjes së Thiago Silvas.
Kaladze u bashkua me Rosonerët në vitin 2001, dhe ai ka bërë 270 paraqitje me Milanin.