05 shkurt 2010

Zarate mund të zëvendësojë Robinhon te City

Zarate mund të shkojë në Premier League.
Sulmuesi i Lazios Mauro Zarate mund të kthehet në Premier League me Manchester Cityn këtë verë.
Sipas raporteve në Itali, Argjentinasi shihet si lojtar ideal nga Mancini që të zëvendësojë Robinhon në City.
Klauzula e shitjes së Zarates është 30 milion euro, dhe kjo shumë nuk është problem i madh për Manchester Cityn.