02 shkurt 2010

Rooney: United është klubi më i mirë në botë

Sulmuesi anglez Wayne Rooney thotë se Manchester United është klubi më i mirë në botë.
Rooney ka thënë se vitet e tij të para me Manchester United kanë qenë tronditëse, për shkak të dështimit për të fituar tituj, por tash është i bindur se është në klubin më të mirë në botë.
“Klubi ka fituar tre Kupa Evropiane dhe të fitosh pesë është diçka e arritshme, pasi ne jemi klubi më i mirë në botë”, ka thënë Rooney.
“Gjatë viteve të para në United, Chelsea dukej shumë i fuqishëm, i pamundshëm për t’u mposhtur vërtet, dhe mendova, ‘Por unë erdha këtu të fitoj... Nuk po fitoj asgjë’. E dinim se duhej të gjallërohemi, t’i sfidojmë ata”, ka shtuar anglezi.
Manchester United është i dyti në tabelën e Ligës Premier me 53 pikë, një më pak se Chelsea që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.