Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka qenë i lumtur që nuk ka bërë asnjë përforcim gjatë afatit kalimtar dimëror që u mbyll mbrëmë.
Dhe, për faktin se Chelesa nuk ka bërë asnjë nënshkrim të ri, Ancelotti nuk ka ‘nevojë’ të ecë i zhveshur nëpër fushë, premtim të cilin e dha para se të hapej afati kalimtar.
“Jo, e kam fituar bastin sigurisht. Ne nuk kemi nevojë për asnjë lojtar të ri”, ka thënë Ancelotti.
Italiani po ashtu ka thënë se nëse Chelsea nxjerr gjashtë pikë nga dy ndeshjet e radhës, Arsenali praktikisht do të jetë jashtë garës për titull.
“Është diferencë shumë e madhe. Nëse ne fitojmë këtë ndeshje (sot kundër Hull Cityt), dhe të dielën, pastaj Arsenali duhet të luftojë për të ruajtur pozitën e tretë”, ka shtuar ish-trajneri i Milanit.