Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se mesfushori portugez Nani përfundimisht ka filluar të tregojë më shumë pjekuri.
Pas fitore 3-1 ndaj Arsenalit, Ferguson beson se Nani është duke e gjetur veten te United. Portugezi tregoi mbase paraqitjen më të mirë për United në takimin në Emirates dhe Ferguson beson se ky sezon mund të jetë i veçantë për 23-vjeçarin
“Ai ka qenë shumë i papjekur që kur ka arritur në klub, por mund të shihni zhvillimin tash. Ai është një djalosh i turpshëm dhe shpresoni se ndeshjet si Arsenali do t’i japin atij vetëbesim të kuptojë se është lojtar i United”, ka thënë Ferguson