22 shkurt 2010

Ronaldo dhe Higuain të lumtur me fitoren ndaj Villarreal

Yjet e Real Madridit Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain u shprehën pas takimit ndaj Villarealit për fitoren e arritur ndaj kësaj skuadre, ose duke thënë më mirë demolimin bërë ndaj nëndetëses së verdhë.
Villareali u mbajt mirë por një Ronaldo në top formë që në kolaboracion me Kakan bënë të vetën. Super goli i Ronaldos në fillim ishte ëmbëlsira e takimit kurse goli i Marcos Sennas ajka e tij.
“ Ne luajtëm mirë, duhet të vazhdojmë të luftojmë me Barcelonën dhe të shohim çfarë do të ndodhë në fund.” Theksoi Ronaldo për AS.
Higuain nga ana tjetër shënoi dy gola dhe ishte shumë i kënaqur me paraqitjen e tij.
“ Ne jemi të kënaqur nga kjo lojë pas asaj ndaj Lyonit. Ne duhet të vazhdojmë të luajmë kështu prej tani.”
“ Cristiano luajti mirë por më me rëndësi është që i tërë ekipi luajti mirë.” Përfundoi Higuain.