22 shkurt 2010

Diego: Më pak fjalë, më shumë punë

Mesfushori i Juventusit Diego Ribas është duke e mbajtur veten në tokë dhe jo në qiell pas fitores që u arrit menzi dje në Sant Elia ndaj Bolonjës me rezultat 1-2.

“ Është me rëndësi që kemi prekur pozitën e katërt pas një muaji, por ky është vetëm fillimi.”

“ Është pa kurfar kuptimi nëse themi se do ta nxëmë Milanin. Më pak fjalë më shumë punë.”

“ Nëse i fitojmë ndeshjet dhe tregojmë se jemi në gjendje të luftojmë, kjo do të thotë se jemi në rregull.”

“ Para së gjithash duhet të marrim pikë dhe të rifitojmë vetbesimin. Është çështje psikologjike. Secilën herë që hyjmë në fushë, ne e dijmë se mund të fitojmë.”

Juventus pret të enjten Ajaxin në Torino me përparësi 2-1 nga ndeshja e parë.