22 shkurt 2010

Adebayor: Liverpooli kishte frikë nga City

Sulmuesi i Manchester Cityt Emamanuel Adebayor thotë se Liverpool kishte frikë mos pësonte humbje ndaj Manchester Cityt.
Emmanuel Adebayor mendon se Liverpool luajit ndeshje defanzive kundër Cityt të dielën sepse ata kishin frikë.
Liverpool lujti 0-0 me Cityn në një ndeshje që nuk kishte fare aksione për gola.
“Ajo nuk ishte një ndeshje e mirë, Liverpool erdhi ne Eastlands për të mos humbur, “ tha Adebayor për web sajtin zyrtar të klubit.
“Unë mendoj se ata ishin të kënaqur me barazim. “
Adebayor gjithashtu ishte i pakënaqur me referin e takimit Pete Walton i cili nuk referoi një penallti për Cityn, atëherë kur Daniel Agger e rrëzoi Adebayorin Brenda 16 metërshit.
Dhe në fund Adebayor tha se “Sigurisht, ne do të përfundojmë në vendin e katërt. “