16 shkurt 2010

Ronaldo dëshiron edhe La Ligan edhe LK

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se Los Blancos do të garojnë për të dy trofetë këtë sezon, La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.
Pas humbjes së Barcelonës nga Atletico Madridi, diferenca e pikëve ndërmjet dy rivalëve të përjetshëm është ngushtuar në dy, ndërsa të martën mbrëma reali zhvillon ndeshjen e parë çerekfinale kundër Lyonit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Jemi më mirë se kurrë. Do të kërkojmë gjithçka, jo vetëm La Ligan, por edhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë portugezi në një intervistë për Marca.