16 shkurt 2010

Del Piero: Shpresoj të luaj në Botëror

Alessandro Del Piero thotë se nëse paraqitet mirë për Juventusin, ai do të arrijë ta bindë trajnerin e Italisë, Marcello Lippi, që ta ftojë në Afrikën e Jugut.

“Natyrisht që shpresoj të luaj në Kampionatin Botëror. Vullneti dhe shpresa ekzistojnë, ndërsa do të rriten edhe më shumë në tre muajt e ardhshëm, sidomos nëse luaj sikur sot (të dielën kundër Genoas)”, ka thënë kapiteni për Goal.com Italia.

Del Piero nuk ka luajtur për Italinë që nga Kampionati Evropian 2008, ndërsa këtë sezon është inkuadruar pak për Juven, për shkak të lëndimit që e mbajti jashtë fushe.

Mirëpo, nëse luan në të gjitha ndeshjet si kundër Genoas, padyshim që mund ta sigurojë ftesën e Lippit.