16 shkurt 2010

Lahm: Nuk largohem nga Bayern

Mbrojtësi i krahut i Bayern Munichut, Philipp Lahm, thotë se nuk është i interesuar të kalojë te Barcelona.
Lojtari gjerman ka qenë për një kohë të gjatë i lidhur me një transferim të mundshëm te Blaugranët, mirëpo ai thotë se kjo çështje tashmë është e mbaruar.
“Për mua çështja e kalimit te Barcelona ka marrë fund”, ka thënë 26-vjeçari për Kicker, i cili thotë se është i bindur se edhe Franck Ribery nuk do të braktisë bavarezët.