18 shkurt 2010

Ronaldo: Bernabeu impiant fantastik

Cristiano Ronaldo ka pranuar se ai gjithmonë ka ëndërruar që të luaj për Real Madridin dhe na zbulon copëza të fëmijërisë së tij.
“ Unë jam shumë komfort këtu dhe kënaqem më atë që do të vij.”
“ Të luash në Bernabeu është ndjenjë unike dhe e veçantë, por unë kam ende qëllime për ti arritur. Jam shumë i lumtur këtu.”
Ronaldo zbuloi se ai kishte dëshirë të flaktë për të fituar, dhe se në fëmijëri qantë kur humbiste.
“ Unë do të lija shkollën, do ti hidhja gjërat nga shtëpia për të luajtur me fëmijët më të vjetër. Ata gjithnjë më quanin fëmij që qan për arsye se unë do të qaja nëse humbisja.”
Ronaldo gjithashtu se ai ishte pa fjalë gjatë prezantimit në Bernabeu.
“ Unë gjithnjë doja të luaja për Real Madridin për shkak të madhështisë dhe suksesit. Nuk dija çfarë të them gjatë prezantimit tim. Gjithçka shkoi mirë. Unë nuk jam dukur nervoz, unë isha nervoz.” Deklaroi Ronaldo.