18 shkurt 2010

Lippi trajner i Milanit?

Selektori i Italisë Marcello Lippi spekulohet të jetë pasardhësi i Leonardos pas kampionatit botëror, nëse Leo dështon të fitoj Ligën e Kampionëve.
Sipas emisionit ‘ Studio Sport ‘ Lippi do të jetë trajner i Milanit pas kampionatit botëror nëse Leonardo dështon të fitoj Ligën e Kampionëve.
Ky raport vjen pas vërejtjes së Silvio Berlusconit dhënë ndaj Leonardos.
Berlusconi tha se ekipi i tij ka potencialin që të fitoj gjithçka, por vetëm nëse njerëzit në krye të pankinës punojnë si duhet.
Humbja turpëruese e Milanit nga Manchester United në Ligën e Kampionëve ka shkaktuar brenga të mëdha, duke vënë në dyshim të ardhmen e Leonardos.
Lippi do të largohet nga kombëtarja Italiane pas kampionatit botëror. Presidenti i FIGC Giancarlo Abete tha se e ardhmja e Lippit do të vendosej para fillimit të evenimentit më të madh futbollistik.