09 shkurt 2010

Higuain mungon ndaj Xerez dhe Lyon

Francezi duket se do të mungoj në rikthimin e shumëpritur te ish skuadra e tij Lyon…
Pasi mungoi në stërvitje sot në mëngjes, Karim Benzema ju nënshtrua testit mjekësor që zbuloi një lëndim në këmbën e majtë të tij që natyrisht se do ta mbaj atë jashtë për një javë. Ky lëndim, do të bëj që Benzema të mungoj si ndaj Xerezit ashtu dhe ndaj Lyonit, tek i cili Reali udhëton javën e ardhshme në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi ditë më parë tha se ai nuk do të lejonte që Gonzalo Higuain t’ia zë vendin për ndeshjen ndaj Lyonit, por prap se prap ai do të mungoj, tani për shkak të lëndimit.
Mungesa e francezit konsiston në rikthimin e Cristiano Ronaldos në aradhat e Realit, pasi që e tejkaloi suspendimin prej dy ndeshjeve. Sulmi i Realit në dy-tre ndeshjet e radhës do të përbëhet nga vija frontale Ronaldo-Higuain-Kaka.