12 shkurt 2010

Ronaldinho në rrezik

E ardhmja e Ronaldinhos varet nga ndeshja me Manchester United, dhe sipas burimeve pranë Milanit ai do të mund të largohet nga klubi, nëse nuk luan mirë ndaj djajve të kuq, njofton Il Corriere dello Sport.
Brazilianit i është thënë që të luaj sa më mirë, në një takim me presidentin Silvio Berlusconi ditë më parë, në mënyrë që të ngris motivimin e futbollistit kryesor të Milanit.
Ronaldinho nuk po luan mirë që pas turpërimit që ja bëri skuadra e Mourinhos Inter, dhe një zgjatje e kontratës ishte menduar javë më parë, por tani kjo duket një gjë absurde.
Raportet thonë se atij do ti ulej paga nga 6.5 milion euro në 4.5 milion euro me zgjatje deri në 2013.
Nëse Dinho nuk luan mirë ndaj Manchester United, është shumë e mundshme që ai të largohet në fund të sezonit të ardhshëm, kur dhe i skadon kontrata.
Ky është rasti i Ronaldinhos për të shkëlqyer, dhe të shfrytëzoj hapësirën për ti heshtur kritikët.