12 shkurt 2010

Chamakh vendos në Mars

Sulmuesi i vlerësuar i Bordeaux Marouane Chamakh, do të vendos përfundimisht në Mars se cilit ekip do ti bashkohet verën e ardhshme, njofton L’Equipe.
Kontrata e Chamakh skadon në qershor, dhe ai ka filluar të mendoj se në cilin ekip do të shkoj si transfer i lirë. Arsenal është favorit absolut për të nënshkruar me të, por nuk duhet të harrohet as Liverpooli, Tottenhami dhe Interi.
Chamakh është lojtar i gjatë që është i fortë në ajër, dhe i cili aktualisht mendon vetëm se si të spastroj nga rruga Olympiacosin në Ligën e Kampionëve.
Chamakh ka shënuar 7 gola këtë sezonë për Bordeaux.