12 shkurt 2010

Ancelotti: Terry është kapiteni ideal

Shiriti i kapitenit do të qëndroj për një kohë të gjatë në krahun e John Terryt pasi që është trajneri Carlo Ancelotti që nuk reflekton në pohimet e Fabio Capellos.
Terryt i është hequr shiriti i kapitenit në kombëtaren angleze, por e njëjta gjë nuk do të ndodhë pasi që Ancelottit nuk i intereson jeta private e tij.
“ Terry ka aftësinë që ti lë gjërat e tij jashtë qendrës stërvitore të Chelseat.”
“ Është një situatë e cila është tejkaluar dhe tani gjithçka është qetësuar.”
“ Ka patur shumë zhurmë nëpër media për këtë, por kjo nuk na brengosi.”
“ Nuk kam patur nevojë të flas me Terryn pasi që ato janë problemet e tij, dhe kjo nuk ka ndikim në profesionizëm.”
“ Terry është lider i cilësisë më të lartë dhe kështu, këto gjëra nuk janë probleme që më përkasin mua.”
“ Ai është kapiteni ideal për këtë ekip. Ai u rrit këtu dhe ka një histori këtu, dhe ai është duke bërë mirë.”
“ Kurrë nuk e kam menduar se ai do të largohet nga Chelsea.”
“ Sa për Capellon, ai i shikon gjërat nga një këndvështrim tjetër e që është kombëtarja angleze, e që natyrisht nuk është pikëvështrim i Chelseat.” Përfundoi Ancelotti.