18 shkurt 2010

Roma, në Athinë për konfirmimin

Verdhekuqtë udhëtojnë drejt kryeqytetit grek me një rekord: 20 ndeshje rresht pa e njohur shijen e humbjes. Misioni: ky rekord të mbetet i pathyeshëm.
Skuadra italiane nuk e nënvlerëson aspak Europën dhe ashtu siç thekson trajnrei Klaudio Ranieri, objektivi i ekipit që ai drejton është të ecë përpara sa më shumë të jetë e mundur. “Kemi një provë të rëndësishme në Greqi dhe po ashtu edhe një tjetër në Romë. Kemi respektin më të madh për Panathinajkosin, por duam të ecim përpara”, nënvizoi Ranieri..

Por italiani nuk do të ketë në dispozicion kapitenin Toti, i cili ka pasur temperaturë dhe nuk është grumbulluar për sfidën e sotme. Megjithatë, rikthehet Vuçiniç dhe Mekses. Në lidhje me formacionin titullar, numri një i stolit verdhekuq tha se do të vendosë në momentin e fundit, pasi të shohë gjendjen përfundimtare të lojtarëve.

Panathinajkos-Roma, formacionet e mundshme:

Panathinaikos (4-3-3): Tzorvas; Vintra, Sarriegi, Kantè, Spiropoulos; Katsouranis, Simao, Karagounis; Salpingidis, Cissé, Leto. Trajner: Nioplias

Roma (4-2-3-1): Julio Sergio; Cassetti, Mexes, Burdisso, Riise; De Rossi, Pizarro; Taddei, Brighi, Vucinic; Baptista. Trajner: Ranieri