18 shkurt 2010

Juve, në Amsterdam për rikthimin

Bardhezinjtë kanë sot një provë të rëndësishme në Hollandë përballë Ajaksit, ku do kërkojnë t’u rikthehen rezultateve pozitive pas dështimit në kampionat.,

Trajneri Alberto Zakeroni ka kërkuar nga futbollistët e tij të trgojnë mentalitet fituesi në takimin e sotëm. “Sigurisht që Liga e Europës është e vështirë, por na ndihmon të fitojmë. Duhet të rikthehemi te mentaliteti fitues dhe skuadra si Ajaksi na ndihmojmë ta bëjmë këtë”, theksoi Zakeroni në konferencën për shtyp para sfidës në Amsterdam.

Ai shtoi më tej se kundërshtari është një ekip që duhet vlerësuar maksimalisht, jo vetëm për emrin që ka: “Ata po luajnë shumë mirë, kanë sulmin më të mirë dhe kanë 15 ndeshje rresht që nuk humbasin. Këto të dhëna flasin plotësisht për ta”.

Edhe kapiteni Del Piero qëndron në të njëjtën linjë me trajnerin e tij, duke nënvizuar se “Zonja” është në gjendje t’i shkojë turneut europian deri në fund. Por sipas 35-vjeçarit është ende herët për të kuptuar nëse ekipi ka dalë nga kriza. “Nuk do ta përballojmë këtë sfidë në formën më të mirë, por kjo nuk do të thotë se jemi të dorëzuar”, pohoi kapiteni bardhezi.

Ajaks – Juventus, formacionet e mundshme:

Ajax (4-3-3): Stekelenburg; Van der Wiel, Oleguer, Alderweireld, Anita; De Zeeuw, De Jong, Lindgren; Rommedahl, Pantelic, Suarez. Trajner: Jol

Juventus (3-4-1-2): Buffon; Caceres, Legrottaglie, Chiellini; Salihamidzic, Felipe Melo, Sissoko, De Ceglie; Diego; Amauri, Del Piero. Trajner: Zaccheroni

Gjyqtar: Bebek (Kroaci)

KLIKO MBI FOTO QE TE ZMASDHOHET