03 shkurt 2010

Ribery pranë rinovimit !

Sipas agjentit të Franck Riberys, saga e kahmotshme e transferimit të Riberys mund të marr fund së shpejti, duke aluduar në një rinovim të kontratës me gjigantin nga BundesLiga.
Klube si Real Madridi dhe Manchester City ishin lidhur me një transferim të francezit, por duket se ky i fundit do ta mbaroj shpejtë këtë çështje.
“ Ky vendim varet nga Bayerni, se a do të vendos të mbajë një skuadër të qëndrueshme në Europë.”
“ Duhet të kemi parasysh se Franck Ribery është nën kontratë me Bayernin deri në vitin 2011, dhe sipasojë Bayerni e ka fjalën e fundit në negociata. Para se të takohemi me Rumenigen, Hoenes dhe Nerlinger, atëherë asgjë nuk do të vendoset.”
Spekulimet ditë më parë sygjeronin se Bayerni i kishte vendosur ultimatum Riberys, që ose të nënshkruaj ose të paketoj valigjet dhe të shkojë në Francë për dy vitet e mbetura. Agjetni i tij Alan Migliacio mohoi këto spekulime port ha se një vendim definitive do të merret në fillim të Marsit.
Në Dhjetor agjenti i Riberys kishte deklaruar se klienti i tij nuk do ta rinovonte kontratën, dhe duket se diçka ka ndodhur për këtë ndryshim mendjeje.