03 shkurt 2010

Pato në planet e Ancelottit

E ardhmja e Patos te Milani mund të vihet në pikëpyetje pasi që Chelsea është duke planifikuar një transferim veror të super yllit brazilian, njofton Sportmediaset.it.
Nuk është e fshehtë që Ancelotti adhuron Paton pas zhvillimit të talentit të tij në Itali. Chelsea është lidhur me Paton rregullisht, dhe blutë janë gati që të bëjnë lëvizjet e duhura.
Një marveshje e lehtë dhe e shpejtë nuk është e mundshme, por duke shikuar dëshirën e Milanit për të transferuar Edin Dzekon, Leonardos i duhen para të cilat mund ti fitoj nga shitja e Patos.
Për më shumë, Milani po kalon nëpër një situatë të vështirë financiare, dhe për këtë arsye spekulohet një operacion i ngjashëm si me atë të Kaka-s që u largua në Real Madrid për hiq më pak se 65 milion euro.