03 shkurt 2010

Cesc pranë vendlindjes

Spekulimet për të ardhmen e Cesc Fabregas janë rritur përsëri, tani nga tabloidi britanik The Sun që publikon një citat të zëvëndës presidentit të Barcelonës Alfons Godall që deklaron se Fabregas herët a vonë do të rikthehet në vendlindje.
Ky është sezoni më i mirë i Fabregas në fanelën e Arsenalit me 14 gola, 17 asistime dhe 26 paraqitje, në të gjitha garat.
“ Herët a vonë, Cesc do të përfundoj në kataluni. Ne jemi klub që mund të transferojmë lojtarë sepse na respektojnë.”
Barcelona ka gjasa të mëdha për transferimin e Cesc. Nëse Arsenali vazhdon të bjerë në tabelë është shumë e mundshme që drejtuesit e top çinjve ti tendos nje ofertë prej 40 milion eurosh, ashtu si mund ta bllokojnë një të tillë.
Alfonso Godall së bashku me Sandro Rosell janë dy top kandidatët për postin e presidentit të Barcelonës që do të zgjedhet në qershor, dhe ata e kanë përcaktuar si objektiv numër një, rikthimin e Fabregasit aty ku ka qenë në rini.