20 shkurt 2010

Riberi mungon ndaj Nurembergut

Mesfushori i Bajernit të Mynihut, Frenk Riberi, nuk do të luajë sot kundër Nurembergut në Bundesligë, sepse është dëmtuar në këmbën e djathtë. Trajneri Luis van Gal ka thënë se francezi nuk ka ndonjë dëmtim të rëndë, por nuk do të luajë për ta ruajtur. Bajerni është në vend të dytë pas Bajer Leverkusenit me golavarazh më të dobët dhe mund të marrë kryesimin nëse fiton sot. Riberi ka luajtur fare pak ndeshje të plota këtë sezon për shkak të dëmtimeve.