10 shkurt 2010

Revolucion në Serinë A

Gati 20 gjyqtarët e zgjedhur nga kompjuteri

Liga e Serisë A është duke përgatitur një “sekret” të madh, sipas shtypit italian, një “gjysmë-revolucion” për gjyqtarët e futbollit. Ideja që qarkullon në mjediset e larta, është ajo për të individualizuar 20 gjyqtarë eskluzivë për Serinë A, ndryshe nga ata të Serisë B. Dhe 20 të përzgjedhurit do të zgjidhen mes të tjerash përmes një superkompjuteri që do ta organizonte hedhjen e shortit në mënyrë të pavarur. Ka nga ato klube që janë në favor të kësaj nisme, si skuadrat nga mesi e poshtë i renditjes, të cilët kujtojnë se sezonin e fundit, ku hedhja e shortit për gjyqtarët ishte e lirë, e fitoi Verona (tani në C1).

Presidenti i Shoqatës së Gjyqtarëve Italianë, Marçelo Niki, është kundër idesë, ndërsa Kolina në vendnumëro. Nëse ky revolucion do të aplikohet, dizenjatori (Kolina në këtë rast) do të ketë një rol pasiv. Pozitive është se duke marrë këtë nismë, asnjë nga skuadrat e A-së nuk mund të penalizohej gjatë shortit: të gjithë gjyqtarët do të jenë në gjendje të drejtojnë çdo ndeshje, nga ato të rëndësishmet, tek ato për mbijetesë.