10 shkurt 2010

Roma në kor: Ne nuk dorëzohemi

Skuadra ndjek Ranierin. De Rosi dhe Mekses besojnë: Me të do të shkojmë larg
Në një mbrëmje toskane gjysmë dimri, nuk është nevoja për Uilliam Shekspirin për të autorizuar ëndrrat. Bëhet fjalë për një lëndë të padukshme, ajo falë së cilës Roma ëndërron brenda “velave” të saj për një përmbysje të heshtur. Koordinatori teknik i klubit verdhekuq, Xhian Paolo Montali, i cili kupton nga sukseset, shpjegon: “Merita është e djemve, stafit dhe e trajnerit.
Por shikoni që prapa Klaudio Ranierit janë dy skuadra: ajo që luan dhe ajo e padukshme, e cila punon në heshtje. Nuk e di nëse jemi anti-Interi i vërtetë, por mua më bëhet qejfi që tifozët ëndërrojnë”. Sigurisht, tashmë është një grup që nuk dorëzohet asnjëherë. E tregojnë 13 pikët-përmbysje që ka marrë skuadra në më pak se gjysmën e sezonit.
Shenjë e një karakteri të fortë. Nuk është një rast që Vuçiniç thotë: “Kështu do të shkojmë larg. Që kur ka ardhur Ranieri besojnë deri në momentin e fundit”. Kapiteni i së ardhmes shton: “Në fillim të mundim Milanin, pastaj të mendojmë për Interin”.
Është llogjike se ai që i hedh “ujë zjarrit”, i takon Ranierit: “Ne shikojmë përpara, por nuk jemi anti-Interi. Atyre u mjafton të ndezin “turbon” për t’u rinisur. Ne na intereson të mbërrijmë mes tri të parave”. E mundur? E mundur, para së gjithash nëse shpirti i garës do të jetë ai që trajneri roman ka ditur “të çimentojë”. Një shembull? Mendoni ekzlatimin e Meksesit pas golit ndaj Udinezes të enjten e shkuar në Kupën e Italisë: “Dolëm për darkë për ditëlindjen e Huanit dhe ishte dikush që kërcente me dorën në vesh, - tregon qendërmbrojtësi francez.
- Me Perrotën e lamë që nëse shënon dikush nga ne, do të festonte pikërisht ashtu”. Shenjë që tregon se ekziston dëshira në grup dhe bashkimi. Dhe Mekses vazhdon: “Na u desh pak fat për të kaluar një moment të vështirë, por ne nuk jemi dorëzuar asnjëherë”. E vërtetë, edhe pse përgatitja më “e lehtë” këtë vit ka shmangur të gjithë problemet e epokës “Spaleti”. Jo rastësisht Toti saktëson: “Që tani do të jetë vendimtare të jenë të gatshëm të gjithë lojtarët, sepse do të luajmë vazhdimisht dhe do të shërbejnë të gjitha energjitë tona”.