10 shkurt 2010

Krespo: S’kemi ç’të humbasim me zikaltrit

Sulmuesi i Parmës, Krespo, është shprehur i qetë para ndeshjes me zikaltrit: “Me Interin nuk kemi asgjë për të humbur”. Argjentinasi ka qetësuar shokët e skuadrës në prag të përballjes së stome me kryesuesit e Serisë A, duke thënë se: “Nuk do të nisemi të humbur, do të japim maksimumin. Eshtë një takim shumë i vështirë, por duhet të mendojmë vetëm për veten tonë, të rifillojmë të grumbullojmë pikë. Sigurisht, ndeshja me Interin nuk do të jetë vendimtare për sezonin tonë, por kemi shumë dëshirë për t’u kthyer te fitoria”.