16 shkurt 2010

Reja e nis me fitore: Patëm edhe fat

Dora e Rejas u duk menjëherë te Lacio. Menjëherë një fitore, jashtë fushe në Parmë. Trajneri i ri i bardhekaltërve është i kënaqur: “Para së gjithash duhet të rigjejmë autostimul. Rezultati erdhi në vijimësi, vlerat e ekipit janë. Parma luajti një ndeshje të mirë dhe Lacio pati edhe fat. Goli fantazmë i yni? Më mirë që fituam, sepse nuk ka motiv që të diskutojmë kështu. Shumë i zoti ishte Flokari, që luajti mes linjës së mbrojtjes kundërshtare duke ruajtur topat. Roki i dha thellësi manovrës sulmuesve. Ka mekanizma që duhen provuar dhe riprovuar, tani duhet të punojmë”.