16 shkurt 2010

Guidolin ankohet: Ishim të lodhur

Trajneri i Parmës, Françesko Guidolin, nuk mund të jetë i kënaqur nga humbja me Lacion në “Tardini”: “Na vjen keq, me Interin luajtëm një ndeshje të madhe në mesjavë, edhe sot (dje), nëse do të kishim kaluar në epërsi me Biabianinë, do të ishte një tjetër ndeshje. Por nuk duhet të shkurajohemi, duhet të kthehemi të jemi Parma që luajti me Interin. Ndoshta nuk arritëm të rifitojmë energjitë. Shitja e Amoruzos? Bëmë një këmbim mes dy lojtarëve me vlera: për fat të keq menduam që Krespo kishte një dëmtim të lehtë, por nuk ishte kështu. Mungesa e një qendërsulmuesi po na i vështirëson disi gjërat”.