05 shkurt 2010

Reali pranë Canales, Ronaldo nuk luan as ndaj Espanyolit

Ylli i ri i Racing Santanderit Sergio Canales është disa ditë larg sqarimit pasi që drejtori gjeneral Jorge Valdano është shumë pranë finalizimit të marveshjes me presidentin e Racingut Francisco Pernia.
Siç raportohet nga Marca, Racing Santander ka kërkuar që Canales të qëndroj deri në verën e vitit 2011 në El Sardinero. Real Madridi do të firmos me Canalesin marveshje 6 vjeçare dhe talenti i ri do të fitoj hiq më pak se 9 milion euro për sezonë. Marveshja do të zyrtarizohet ditëve në vazhdim.
Nga ana tjetër përsëri është Marca që pohon se Real Madridi ka humbur dhe apelin e dytë në komitetin disciplinor për çështjen Ronaldo. Ky i fundit nuk do të luaj ndaj Espanyolit.