05 shkurt 2010

Nën pranga hackeri që tentonte të vidhte 800 mijë euro nga Ronaldinhos

Policia në Barcelonës akuzon një person për spastrim të parave të futbollistit të njohur të Milanit Ronaldinho.
Sport.es raporton se ky hacker kishte si cak 800 mijë euro të cilat nuk e din as ai vet se sa afër ishte ti vidhte.
Një hacker, i njohur si Everton CR, ka arritur të ketë akces në emailin e nënës së Ronaldinhos Miguelina De Assis.
Ai aty gjeti detaje të llogarive bankare të Ronaldinhos dhe kështu tentoi që të transferoj shumën në ato konto tek një xhirollogari e një bashkëpunëtori të tij.
Ishte motra e Ronaldinhos që dha alarmin dhe bllokoi transaksionin para se të ndodhte.
Gjykimi për këtë hacker pritet që të filloj javën e ardhshme në Barcelonë.