05 shkurt 2010

Apeli nuk lëkundet për Tiranën

I mbledhur për të diskutuar vendimet e Komisionit të Disiplinës mbi ndëshkimet e drejtuesve, trajnerit dhe futbollistit Devi Muka më 26 janar, dje Komisioni i Apelit në FSHF nuk ka ndryshuar shumë nga vendimet fillestare.E vetmja “lëkundje” mund të quhet reduktimi i dënimit për kapitenin bardheblu, Devi Muka, nga tetë në gjashtë ndeshje. Vendimet e tjera të marra nga Komisioni i Disiplinës pas derbit Tirana-Dinamo u lanë në fuqi.
Në këtë mënyrë, Tirana do të luajë katër ndeshje pa tifozë dhe do të jetë e detyruar të paguajë një gjobë prej 300 mijë lekësh. Trajneri Alban Tafaj, për goditjen ndaj Elis Bakajt, do të qëndrojë një vit i pezulluar.