19 shkurt 2010

Gérard Houllier, drejtor teknik i Francës

“Nuk është aq e lehtë sa duket. Rumania është një ekip i ashpër, me premise përmirësimi nga afrimi i lojtarëve të rinj. Shqipëria dhe Luksemburgu janë rivalë që mezi presin të luajnë me Francën, kështu që nuk do të jetë e lehtë t’i mundësh ato. Luksemburg mundi Zvicrën brenda në Zvicër. Ne e dimë se Shqipëria mund të ndërlikojë shumë gjëra në grupin tonë. Ndaj, unë kam shumë respekt për të gjitha ekipet e grupit, do të jetë e vështirë për të luajtur në stadiumet e tyre. Grupi është më i vështirë se sa duket.“