Trajneri i verdhekuqve është shprehur optimist për të ardhmen e skuadrës së tij
“Skuadra po ringrihet. Kemi patur një fillim negativ, ndryshimi i trajnerit ka bërë që skuadra të humbë besimin në potencialin e saj, kemi arritur te nadryshojmë situatën me kalimin e javëve, dhe tani ekipi po luan mirë, po lufton dhe duhet të vazhdojmë kështu edhe pse na pret një muaj shkurt i vështirë”, ka thënë trajneri i Romës Klaudio Ranieri.
Duhet të tregojmë karakter, vendosmëri dhe të dalim nga fusha e lojës të vetdijshëm se kemi dhënë maksimumin. para ndeshjes me Sienën i kam thënë lojtarëve ‘duhet të harrojmë lojën e bukur dhe të luftojmë’ dhe ata më kanë dëgjuar.
Kisha frikë se mos gabonim, sepse ajo e Malezanit është një skuadër e organizuar mirë dhe që të godet me kundërsulme të shpejta, ndërsa ne na mungonin tre sulmues titullar, por filozofia e Romës mbetet ajo për të krijuar lojë, për këtë arsye mund të ndëshkoheshim nga bardhezinjtë, ndërsa nuk ka ndodhur kështu, dhe fakti që kemi shënuar golin e fitores sërish në minutat e fundit tregon se gurpi nuk dorëzohet kurrë”.
Kështu, Ranieri i gëzohet vendit të dytë në kampionat (edhe pse Milani ka një ndeshje më pak) dhe rezultatit të dymbëdhjetë rradhazi pozitiv në Serinë A. Përsa i takon aspektit individual: “Pse heqim dorë nga Okaka?
Stefano është një djalë i shkëlqyer, ndodhet tek Roma prej pesë vitesh dhe eksperienca në Angli mund të jetë vendimtare për karrierën e tij. Mund të tregojë më shumë vlerat e tij dhe kampionati anglez do të na kthejë një Okaka më të fortë. Pendime? Jo, në këtë rast mendoj se kjo është një ndihmesë për lojtarin që të përmirësohet. Ne kemi alternativa, duhet vetëm që lojtarët të jenë në gjnedje të mirë fizike, gjithashtu duhet perfeksionuar dyshja Toti-Toni dhe shpresoj ta bëj këtë samë shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Ranieri.