Gjatë javës së kaluar është folur shumë për mundësinë që trajneri i Milanit, Leonardo, të rikthente Kristian Abiatin si titullar në portë, pas paraqitjes së mirë të bërë nga portieri në Kupën e Italisë kundër Udinezes, i rikthyer në fushë pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi.
Mesa duket Dida është ndikuar nga fakti që është vënë sërish në diskutim jo për fajin e tij, duke parë se braziliani e ka mbrotjur me dinjitet portën kuqezi pas dëmtimit të Storarit, dhe kështu ka menduar të vetëdëmtohet në prag të ndeshjes me Livornon.
Në fakt, Dida është bllokuar në shpinë duke bërë nxehmje në dhomat e zhveshjes në “San Siro” pak pasi kishte mbrërritur në stadium, duke i hapur rrugën kështu debutimit të Abiatit në këtë sezon, që ndër tët jera nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për 90 minutat e takimit kundër Livornos, duke parë se në rastin e golit të Lukarelit nuk mund të bënte asgjë.