02 shkurt 2010

Huntelar: Prisja më sumë nga vetja

Dëmtimi i Borrielos i ka dhuruar një mundësi të madhe Klas-Jan Huntelarit. Sulmuesi hollandez e ka filluar mirë duke goditur tre herë portën në pak minuta, më pas ka patur një rënie graduale, madje ka shpërdoruar edhe një rast shumë të mirë. “Prisja më shumë nga vetja, - ka pranuar Huntelar -. Pas golit të barazimit nuk kemi arritur të ndryshojmë situatën. Kam zgjedhur ë qëndroj tek Mialni sepse këtu ka shumë njerëz me të cilët kam ndërtuar një marrdhënie të mirë dhe ku ndihem mirë”.