22 shkurt 2010

Ranieri: Gara për titull në Serie A nuk është rihapur

Pasi që Roma i është afruar Interit në mëse pesë pikë pas fitores ndaj Catanias, dhe Claudio Ranieri ka refuzuar përsëri ta quaj garën për Scudetto të rihapur.
“ Sinqerisht, unë nuk mendoj se gara për titull është rihapur.” Tha ai për mikrofonët e Sky Sports pas takimit.
“ Ne po bëjmë punë të mirë, por ambicia jonë kryesore është Europa League.”
“ Më duhet ta komplimentoj skuadrën, për faktin që ne të premtën ishim në Athinë dhe kemi mundur të shfaqim një paraqitje të mirë edhe sonte.”
“ Kishte shumë presion në ndërtimin e lojës por dëshira jonë ishte që ti marrim tri pikët.”
“ Ne e dinim se vizitorët do të ngrinin një mur në mbrojtje por skuadra ime bëri mirë që e zhbllokoi edhe murin edhe rezultatin.”
“ Unë mendoj se Interi është një kalibër tjetër, për faktin që nxjerri me nëntë lojtarë ndaj një Sampdorie në top formë një barazim. Ne nuk jemi ende në atë nivel.” Tha Ranieri.