22 shkurt 2010

Dani Alves dhe Xavi të përfshirë në ndeshjen e Barcelonës kundër Stuttgartit

Pep Guardiola mund të llogaris në Dani Alves dhe Xavi për ndeshjen e së martës kundër Stattgart.
Dyshja e Barcelonës Xavi Hernandez dhe Dani Alves janë të përfshirë në skuadër për ndeshjen kundër Stattgartit.
Alves ishtë jashtë fushave të gjelbërta për dy javë ndërsa Xavi u lëndua në ndeshjen kundër Atletico Madridit. Të dy superfutbollistët e Barcelonës janë të gatshëm për këtë ndeshje.
Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic është gjithashtu i përfshirë për këtë ndeshje, pasi që mungoi në ndeshjen e fundit kundër Racing Santander për shkak të një lëndimi.
Lista e plotë e lojtarëve të Barcelonës për ndeshjen kundër Stattgartit:
Valdés, Pinto, Alves, Piqué, Márquez, Puyol, Xavi, Iniesta, Ibrahimovic, Messi, Bojan, Henry, Busquets, Pedro, Milito, Maxëell, Toure, Jeffren, Bartra dhe Jonathan.