22 shkurt 2010

Henry pranë largimit, Man.City monitoron situatën

Manchester City raportohet të jenë të interesuar për transferimin e sulmuesit Thierry Henry, i cili do të listohet në listën e largimit të Barcelonës, njofton Sunday Mirror.
Tabloidi pohon se ish njeriu legjend te Arsenali nuk është më në planet e Pep Guardiolës, përkundër se ka kontratë deri në vitin 2011.
Për këtë arsye, Henry dëshiron që sa më shpejtë të gjej një klub të ri, meqë rast të largohet nga Barcelona.
Manchester City ishte lidhur më parë me një transferim të Francezit, edhe pse Henry ka shprehur dëshirën për tu rikthyer te Arsenali, mbetet të shihet se a do të luaj për ndonjë klub tjetër në Premier Ligë.
Sidoqoftë, nëse Henry kalon në Manchester City, edhe atje do të kishte mjaft fytyra të njohura, si Adebayor, Toure, Sylvinho, dhe Vieira.