04 shkurt 2010

Rafa Benitez nuk preket

Në atë takim me tifozët, Purslou i ka siguruar ata se Rafa Benitez nuk do të shkojë askund, aq më shumë te Juventus, që vazhdon të tundojë spanjollin. “Kemi një projekt afatgjatë me Benitezin, për pesë vjet, dhe nuk e kemi marrë kurrë në konsideratë dhe as nuk do ta marrim idenë e largimit të tij. Ai dhe disa lojtarë kyç kanë kontrata të gjata.

“Eshtë normale që skuadrat e mëdha janë të interesuara për Rafën, por edhe unë dua shumë gjëra nga jeta, por nuk do të thotë që mund t’i kem të gjitha.” Nuk flitet as për largimin e Fernando Torres dhe Stiven Xherrard, që sipas këtij drejtuesi mbeten me fanellën e kuqe. “Ne nuk jemi një klub që shet lojtarët e vet më të mirë dhe jam i sigurt që këtë sezon do të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Purslou.